-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grenell reagon për protestën në Tiranë: Haga është jashtë kontrollit

Kryesoret

I dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas protestës së sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku mijëra qytetarë u mblodhën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Grenell ka shpërndarë një video nga protesta dhe ka shkruar:

“Haga është jashtë kontrollit. Kjo është ajo që ka bërë Jack Smith.”

Në një tjetër reagim, ai shton:

“…edhe në Tiranë”, duke nënvizuar se kjo ishte një nga protestat më të mëdha të mbajtura kundër proceseve në Gjykatën Speciale, pas atyre në Prishtinë dhe Hagë.

Ky reagim tregon se protestat për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së po marrin vëmendje ndërkombëtare, veçanërisht nga figura të rëndësishme politike në SHBA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit