-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me flamuj dhe këngë drejt Tiranës për UÇK-në, zbret edhe Ali Ahmeti

Kryesoret

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka mbërritur në Tiranë për protestën që pritet të zhvillohet këtë të premte, më 17 tetor, në orën 17:00 në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Gjatë vizitës së tij, Ali Ahmeti u prit nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

“Theksova se Shqipëria tashmë gjendet në një fazë të avancuar të negociatave me BE-në dhe se është jetike që edhe Maqedonia e Veriut të ecë përkrah saj, me përkushtim të plotë dhe respektim të standardeve demokratike e evropiane” shkruan Ali Ahmeti.

Autobusët nga Kosova, Maqedonia dhe trojet e tjera shqiptare po vijnë drejt Tiranës me protestuesit pro Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do të marrin pjesë në tubimin e orës 17:00, në sheshin “Skënderbej”. Me flamuj kuqezi, simbolet e UÇK-së dhe këngë patriotike po “derdhen” në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit