-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Vokshi kërkon ndërhyrje për situatën në parlamentin shqiptar

Kryesoret

Në Asamblenë politike të PPE në Vilnius, deputetja Albana Vokshi kërkoi dërgimin e një misioni urgjent verifikimi në Shqipëri, duke ngritur shqetësime serioze për pasojat e zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Ajo denoncoi presione ndaj misioneve vëzhguese dhe ndërhyrje të pretenduara të autoriteteve për të ndryshuar raportin e ODIHR-it.

Vokshi tha se parlamenti i ri nuk po funksionon normalisht, pasi shumica ka penguar debate kyçe përfshirë diskutimin e programit qeverisës, interpelancat dhe raportet e institucioneve të pavarura duke kufizuar kështu të drejtën e opozitës dhe informimin e publikut.

Ajo paralajmëroi gjithashtu për përhapjen e fondeve të paligjshme, veçanërisht në ndërtim dhe turizëm, duke cituar raportet ndërkombëtare që tregojnë se paratë e paligjshme rrezikojnë konkurrencën dhe investimet e ndershme.

Vokshi theksoi se kjo çështje ka dimension rajonal dhe evropian dhe duhet trajtuar menjëherë.

Në përfundim, ajo kërkoi nga PPE të ndërmarrë veprime konkrete për të mbrojtur institucionet demokratike dhe të sigurojë verifikimin e pavarur të situatës në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit