Presidenti amerikan Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, në një takim që u shënua edhe nga vëmendja ndaj paraqitjes së presidentit ukrainas, i cili këtë herë hoqi dorë nga veshja me stil ushtarak.
“Mendoj se ai duket shumë bukur me xhaketën e tij”, tha Trump, duke e komentuar me humor dhe miratim veshjen e Zelenskyt në momentin e takimit.
Zelensky kishte zgjedhur më parë të mos vishte kostum në takimet e nivelit të lartë, përfshirë edhe takimin e tyre të parë në shkurt, gjë që i solli kritika nga disa komentues në SHBA. Por në takimin e dytë në gusht dhe tashmë sërish në këtë vizitë të tretë, ai është shfaqur më zyrtarisht, duke shmangur debatet mbi simbolikën e pamjes së tij publike.