-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhelati i Andravidës kërkon uljen e dënimit për masakrën e familjes shqiptare në Greqi

Kryesoret

Autori i masakrës makabre që ndodhi në mars të vitit 2022 në Andravidë, Greqi, ku humbën jetën dy prindërit shqiptarë dhe dy nga fëmijët e tyre të vegjël, po kërkon të ulë dënimin me katër burgime të përjetshme në Gjykatën e Apelit.

61-vjeçari, i njohur si “Xhelati i Andravidës”, u dënua për vrasjen e bashkëshortëve Armando dhe Maria Kloci dhe mbytjen e dy fëmijëve të mitur, pas një konflikti për mospagesën e qirasë së shtëpisë.

Trupat e viktimave u gjetën të mbuluar në një dhomë magazinimi, ndërsa fëmija i tretë 12-vjeçar, që ishte jashtë në momentin e krimit, mbijetoi dhe jeton larg tragjedisë.

Shtëpia ku ndodhi krimi mbetet e mbyllur, ndërsa autori po kërkon një mundësi për ulje të dënimit, duke pretenduar edhe probleme mendore dhe duke kërkuar një gjykim të ri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit