Policia e Elbasanit ka arrestuar një avokat, Ulian Barjamin me akuzën për kërcënim ndaj një prokurori në sallën e gjyqit. Avokati po mbronte të dyshuarin Maksim Lika në Gjykatën e Elbasanit, i cili u arrestua së fundmi në kuadër të një aksioni në Elbasan.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Dhoma e Avokatisë. ‘Kemi të bëjmë me arrestimin e avokatit për shkak të deklarimeve të tij në kuadrin e mbrojtjes në sallën e gjyqit, duke u trajtuar deklarata e tij — se do të bëjë kallëzim për falsifikim provash kundër prokurorit — si kanosje dhe kundërshtim i prokurorit’.
‘Ngjarje kjo e paprecedentë, ku një avokati i hiqet liria për shkak të fjalës së lirë në sallën e gjykimit, ku ai shpreh mendimin për falsitetin e provës dhe përgjegjësinë që, sipas avokatit, duhet të mbajë autori i falsifikimit, që në këtë rast është prokurori’, thuhet në reagim.
Ndërkohë që avokati i njohur Arben LLangozi ka siguruar audion e seancës gjyqësore dhe ku duket qartë ajo çfarë ka thëne avokati i arrestuar dhe dëgjohet qartë deklarimi kërcënues i prokurorit se do ta arrestonte.
Postimi i Llangozit dhe audio e seancës:








