-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grabitet Muzeu i Luvrit

Kryesoret

Grabitet Muzeu i Luvrit. Muzeu i Luvrit do të mbetet i mbyllur sot për shkak të një grabitjeje që ndodhi në ambientet e tij, njoftoi të dielën në mëngjes ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati.

Siç thotë ajo në postimin e saj në X, grabitja ndodhi këtë mëngjes, gjatë hapjes së Muzeut, pa asnjë të lënduar, ndërsa hetimet e autoriteteve janë duke vazhduar.

Muzeu i Luvrit është muzeu më i vizituar në botë dhe strehon disa nga veprat më të rëndësishme në historinë botërore.

Siç raportohet nga LeParisien, autorët e krimit, tre në numër, të veshur me kapuçë, hynë në ndërtesën ku po zhvilloheshin punimet duke përdorur një ashensor shërbimi fituan qasje në dhomën e synuar.

Konkretisht, dy nga grabitësit hynë me forcë në ndërtesë, duke thyer xhamat dhe njëri priste jashtë.

Nga aty, sipas të njëjtit burim, ata vodhën nëntë bizhuteri nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës: një gjerdan, një diademë, një brosh dhe të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit