Në Tiranë u dëgjua zëri madhështorë i popullit në mbrojtje të vlerës më të shenjt që ai ka – UÇK’së.
Edhe pse ky zë duhej të dëgjohej në vitin kur u themelua Gjykata speciale në Hagë, pra edhe si zë i vonuar, ai shprehë qartë revoltën e popullit kundra një ‘mafie juridike’ ndërkombëtare që ka për qëllim që luftëtarët tanë të lirisë t’i barazojë me ata që bënë krime dhe hapën varreza masive nëpër hapësirat ballkanike.
Por për fat te keq, subjektet politike shqiptare të kudondodhura, aq shume e duan Kosovën, sa as kjo dashuri e madhe ndaj saj, kurrë nuk mjaftoi që kurdo qoftë dhe për çkadoqoftë në interes të mbarshqiptarisë, ato të bëheshin bashkë.
Kështu që edhe kësaj radhe, përpos zërit që shpërfaqte lavdin e UÇK’së nuk munguan as deklaratat kundër njëri tjetrit, e ku më të shumta ishin ato kundër Kurtit.
Me çka pa dashje, shumë nga organizatorët dhe mbështetësit e kësaj proteste, me në krye Kryeministrin e Shqipërisë, treguan se nuk kishin hallin e padrejtësive qu u bëhen ish luftëtarëve të UÇK’së, por si ta ndihmojnë ‘Klanin Pronto’ në balotazhin e radhës në zgjedhjet vendore në Kosovë.
Pra sado që donin ta mbulonin, doli në sipërfaqe se në masë të madhe, këto protesta u keqpërdorën nga ‘bijtë’ socialistë e leninistë të Mugoshës, të cilët e vajtojnë Kosovën vetëm për ta shpërlarë vetveten nga e vërteta se ishin mbështetës jo vetëm të Gjykatës Speciale të Hagës, por edhe të shumë projekteve serbe, si ai për ‘Ballkanin e Hapur’.
Sidoqoftë pra, sado që Tirana e sotme organizon protesta, ajo nuk mund ta fshehë të vërtetën se edhe duke qenë pjesë e institucioneve ndërkombëtare, Kryeministri i saj, thuajse kurrë nuk e ngriti zërin kundër padrejtësive që i bëhen Kosovës.
Madje përkundrazi, Shqipëria është vendi i parë që zbatoi masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe Kryeministri i saj është ndër burrështetasit e rrallë i cili duke qëndruar pranë vëllait të vet – Vuçiqit të buzëqeshur – i ankohej botës për ‘destruktivitetin’ e Kryeministrit të Kosovës.
Po pra, protesta e 17 tetorit në Tiranë shpërfaqi revoltën e popullit ndaj një ‘mafie juridike’ ndërkombëtare që don t’i barazojë luftëtarët tan të UÇK’së me kriminelët serb.
Por kjo protestë, që realisht nuk ka asnjë ndikim sa u përket vendimeve të kësaj gjykate, i grumbulloi në Tiranë edhe të gjithë kundërshtarët e Kurtit, duke ua mundësuar atyre të vetëgënjehen se nuk shihet se ata nuk kishin hallin e atyre që dergjen në Hagë, por atë të zgjedhjeve vendore në Kosovë e Maqedoni.








