-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

31 komuna shkojnë në balotazh në Maqedoni

Kryesoret

Në 31 komuna nga procesi zgjedhor që u zhvillua dje në Maqedoni, përfshirë edhe qytetin e Shkupit, kryetari do të zgjidhet në rrethin e dytë zgjedhor. Në zgjedhjet e djeshme lokale, në 44 komuna u zgjodhën kryetarë komunash në raundin e parë, ndërsa në tri komuna raundi i parë do të përsëritet për shkak të censusit të pamjaftueshëm.

Situata është e paqartë për Komunën e Gostivarit kurse Staro Nagoriçan kandidati i VMRO-DPMNE-së që është në përparësi ka fituar 50% të votave dhe i duhet një votë për të konfirmuar fitore në rrethin e parë.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor kryetarë komunash në rrethin e parë u zgjodhën në Berovë, Manastir, Bosilovë, Butel, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Dellçevë, Demir Hisar, Zelenikovë, Ilinden, Jegunovcë, Kavadar, Karbincë, Kisella Vodë, Kratovë, Novac, Novosellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Prilep, Radovish, Resnjë, Sveti Nikollë, Sopishtë, Strumicë, Shtip, Haraçinë, Zhelino, Saraj, Tearcë, Çair, Bogdanci, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Gostivar, Likovë, Çashkë dhe Plasnicë. Komunat ku do të zhvillohet raundi i dytë i votimit janë Aerodrom, Bërvenicë, Vallandovë, Vinicë, Debarcë, Demir Kapi, Dojran, Zërnovc, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogila, Negotin, Probishtip, Rankovcë, Çeshinovë-Oblisheva, Bogovinë, Dibër, Dollnen, Tetovë, Krushevë, Llozovë, Rosoman, Qendër, Çuçer Sandevë, Strugë, Shuto Orizar, Kumanovë dhe Studeniçan. Përsëritja e zgjedhjeve për shkak të regjistrimit të pamjaftueshëm do të zhvillohet në Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë. /Alsat.mk

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit