-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu denoncon lidhjet mes krimit të organizuar dhe politikës: Shqipëria është kthyer në narkoshtet

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar në rrjetet sociale duke ngritur akuza të forta për lidhje të mundshme mes krimit të organizuar dhe institucioneve shtetërore në vend.

Në deklaratën e tij, Balliu përmend organizatën kriminale të njohur si “Çopja”, e cila sipas tij ka përdorur sektorin imobiliar për pastrim parash. Ai shprehet se hetimet kanë zbuluar lidhje të kësaj strukture me zyrtarë publikë, përfshirë edhe efektivë të Policisë së Shtetit dhe gjyqtarë.

Duke e quajtur Shqipërinë një “narkoshtet”, Balliu akuzon qeverinë aktuale për bashkëpunim me grupe kriminale dhe për shkatërrimin e sistemit të drejtësisë. Ai thotë se rasti “Çopja” është vetëm një nga shembujt, duke përmendur edhe grupe të tjera si “Tropjanët”, “Bajrat” dhe organizata me lidhje ndërkombëtare.

Sipas tij, ndërsa në vende të tjera krimi i organizuar trajtohet si kërcënim për sigurinë kombëtare, në Shqipëri ai ka fituar terren përmes bashkëpunimit me politikën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit