-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Përmes “AI” premisa të reja për shërbimin shëndetësor!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Shqipëria do të bëhet një nga vendet e para në rajon që implementon identitetin dixhital, një projekt ambicioz që pritet të hyjë në funksion në fillim të vitit 2026, një vit përpara afatit të përcaktuar nga Bashkimi Europian.

“Besojmë se përmes teknologjisë dhe inteligjencës artificiale do të mund të krijojmë kushte premisa tërësisht të reja për shërbimin shëndetësor, për mundësinë e kujtdo për të pasur një vëzhgim dhe trajtim cilësor, pavarësisht gjeografisë ku ndodhet, për sistemin arsimor, po punojmë për të digjitalizuar sistemin e transporteve dhe me radhë.

Po ecim me hapa të shpejtë lidhur me fillimin e zbatimit të projektit të smart city që do të na ndihmojnë të digjitalizojmë të gjithë sistemin e monitorimit të trafikut në qytetet tona, do na ndihmojë të kemi pamje shumë më mbështetëse sa i përket mbledhjes së të dhënave në raport me ligjshmërinë, luftën kundër kriminalitetit” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit