-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria në garë për “Play Off”-in e Botërorit, dy ndeshje vendimtare në nëntor

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përmbyllë muajin tjetër fazën kualifikuese për Kupën e Botës, me dy sfida vendimtare ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Kuqezinjtë janë aktualisht në vend të dytë në grup, një pikë përpara Serbisë, me vetëm dy ndeshje të mbetura për secilën skuadër.

Skenarët për Shqipërinë janë të qarta: me dy fitore siguron “Play Off”-in pa pritur rezultatet e të tjerëve. Edhe një fitore e vetme, veçanërisht ndaj Andorrës, mund të mjaftojë, nëse Serbia nuk i fiton të dyja ndeshjet e saj, ku përfshihet dhe sfida në transfertë ndaj Anglisë.

Në rast barazimesh ose humbjeje nga Shqipëria, shanset për të mbajtur vendin e dytë ulen ndjeshëm, dhe gjithçka do të varet nga diferenca e golave. Aktualisht, kuqezinjtë kanë një golaverazh më të mirë se Serbia, por çdo rezultat do të jetë vendimtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit