Katër punonjës të Policisë së Durrësit janë pezulluar nga detyra me urdhër të AMP, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.
Sipas hetimeve, ata nuk kanë kryer kontrollet e nevojshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa në zonën që mbulonin u zbuluan 550 rrënjë kanabis.
Të pezulluarit janë me funksione të ndryshme në Komisariatin e Policisë Kavajë, ndërsa një prej tyre aktualisht është transferuar në Divjakë.
Rasti konsiderohet nga autoritetet si një shkelje serioze e detyrës në shërbim.