Demokratët janë ende pa një përfaqësim zyrtar në komisionet për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Këtë e bëri të ditur Sali Berisha, i cili theksoi se për Partinë Demokratike mbetet parësore koordinimi me forcat e tjera opozitare dhe ndërtimi i një qëndrimi të përbashkët për çështje kyçe si zgjedhjet dhe ndarja territoriale.
Në të njëjtën dalje për mediat, Berisha vuri theksin edhe te mbështetja e plotë opozitare për kandidatin e përbashkët për Tiranën, Florjan Binaj.
“Nuk kemi ende një ekip të mandatuar. Po presim të qartësohet platforma e punës në komisione, më pas do marrim vendimet. Ajo që ka rëndësi për ne është të flasim me një zë me opozitën. Kandidati ynë për Tiranën ka një mbështetje që s’e ka pasur askush më parë – nga të gjitha forcat opozitare,” deklaroi Berisha.