-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK dërgon në gjykatë 6 persona për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë të pandehur për akuzat e korrupsionit, ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës.

Mes të pandehurve janë avokati Armand Tragaj, Edison Cukaj (Gjoka), Serxhio Shkodra, Ervis Deti, Bexhed Mema dhe punonjësi i policisë kufitare në Portin e Durrësit, Naim Behluli.

Hetimet, të kryera në bashkëpunim me autoritetet italiane në kuadër të një hetimi për trafik droge, zbuluan se Tragaj përdori aplikacionin SkyECC për të ndikuar paligjshëm funksionarë publikë në disa raste.

Gjithashtu, Edison Cukaj, duke qenë në kushtet e parregullta për kalimin në zonën “Shengen”, u ndihmua nga të pandehurit e tjerë për të kaluar kufirin pa probleme, duke dhënë ryshfet prej 3,000 eurosh punonjësit të policisë kufitare Behluli.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve”, “Korrupsion aktiv të dëshmitarit” dhe “Shpërdorim detyre”. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar të tjerë të përfshirë në aktivitet kriminal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit