-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Celibashi: Raporti i ODIHR-it, udhërrëfyes për forcimin e integritetit zgjedhor dhe nevoja për reformë brenda një viti

Kryesoret

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke e konsideruar dokumentin një udhërrëfyes të rëndësishëm për forcimin e integritetit zgjedhor në Shqipëri.

Celibashi theksoi nevojën për një angazhim të përbashkët politik dhe institucional për të adresuar gjetjet dhe rekomandimet e raportit, si dhe për të përfunduar brenda një viti një reformë zgjedhore të thellë dhe domethënëse.

Ai vuri gjithashtu në dukje se komentet pozitive për punën e KQZ-së në këtë proces janë një motivim për përmirësim të mëtejshëm.

Reagimi i plotë:

Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë e plotë e këtyre zgjedhjeve.   Gjykimet dhe vlerësimet mbi gjykimet dhe vlerësimet “gjykatësit të zgjedhjeve” nuk kanë ndonjë dobi. Partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti.   Sa i përket KQZ: Vlerësimet pozitive – thuajse për gjithçka që ky institucion bëri në lidhje me përgatitjen dhe administrimin e këtyre zgjedhjeve – janë shtysë për të bërë akoma më mirë atë që duhet bërë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit