Gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm Hysen Metën, i akzuar për vrasjen e babait të tij, Pëllumb Meta ku më pas i groposi trupin.
Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë të Shënavlashit në Durrës, që u zbulua më 10 shkurt 2024.
E motra e tij, Hygerta Meta është dënuar me 8 vite burg, nga 30 vite që kishte kërkuar prokuroria ndërsa i vëllai, Amarildo Meta është dënuar me 5 vite burg.
Dhe e ëma e tre fëmijëve, apo bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta është dënuar me 3 vite burg.
Vranë dhe groposën babanë, burg për jetë djalit, dënohet edhe vajza








