Demokrati Klevis Balliu ka reaguar pas regjistrimit të zëvendës Kryeministres Belinda Balluku si person nën hetim nga SPAK, duke e cilësuar këtë zhvillim si një paralajmërim të fundit për qeverinë e Edi Ramës.
Ai thekson se kjo është një shenjë e qartë se “anija e Rilindjes po fundoset”, ndërsa Balluku, sipas tij, është një nga peshat e rënda që po hiqet nga ekipi i kryeministrit në një përpjekje për të shpëtuar imazhin dhe qëndrueshmërinë e mazhorancës.
“Marrja e Belinda Ballukut si e pandehur është shenja më e qartë se anija e Rilindjes po fundoset. Kapiteni i saj, Edi Rama, përpiqet të heqë një e nga një peshat e rënda të ekuipazhit të tij, në një përpjekje të dëshpëruar për të zgjatur udhëtimin dhe për të shpëtuar veten. Por sado ngarkesa të hedhë në det, anija e Rilindjes është dëmtuar përfundimisht nga korrupsioni, abuzimi dhe krimi shtetëror. Mbytja e saj është çështje kohe, me hir apo me pahir, ajo do të fundosej në valët e së vërtetës,” deklaroi Balliu.








