Gjatë natës së tij të parë në burgun Santé të Parisit, ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, është përballur me tension dhe kërcënime nga të burgosurit. Ata kanë reaguar me fytyra dhe thirrje të tilla si “Sarkozy, ki kujdes!” dhe “Do të të vrasim!” që u dëgjuan gjatë natës, ndërkohë që disa nga të burgosurit filmuan ngjarjen dhe e shpërndanë në rrjetet sociale, kryesisht në “TikTok”.
Avokatët e Sarkozy-t raportuan se të burgosurit kanë vazhduar të bërtasin dhe të godisnin muret, duke krijuar një atmosferë kaotike dhe të rrezikshme për ish-presidentin. Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, ka urdhëruar një monitorim të rreptë të situatës, ndërkohë që opozita e ka kritikuar ashpër mënyrën e ndalimit të tij, duke e cilësuar atë si një “turp kombëtar”.
Sarkozy po vuajti dënimin e tij prej 5 vjetësh për akuzat lidhur me financimin e fushatës së tij nga Libia dhe ndodhet nën një izolim të plotë në një qeli të vogël prej 9 metra katrorë, të mbikëqyrur vazhdimisht nga dy oficerë të armatosur.








