Pas konfliktit të djeshëm që përfundoi në plagosje me thike, sot u arrestua 51 vjeçari Ronal Lacej, personi që goditi me thikë 48 vjeçarin Mikel Xibro.
Ronald Lacej dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me 48-vjeçarin, e ka goditur atë me thikë.
I plagosuri Mikel Xibro ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë është sekuestruar thika që është përdorur për plagosjen, ku personi rezulton me precedentë penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale.
Veprimet e mëtejshme procedurale do ti referohen Prokurorisë për veprën penale.









