Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë V. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, autor i disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve në lagjet nr. 6, 8 dhe 12 të qytetit.
Ai qarkullonte me biçikletë, thyente xhamat e makinave dhe vidhte para, laptopë dhe sende personale, të cilat më pas i transportonte me automjetin e tij.
Në total, ai ka kryer 5 vjedhje të dokumentuara dhe dyshohet për të tjera. Materialet janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.








