Rreth orës 17:40 të së shtunës, në rrugën “Taulantia” në Durrës, një automjet i drejtuar nga E. Sh., 30 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy kalimtarë.
Të dëmtuarit, Sh. G., 61 vjeçe dhe E. G., 32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.








