Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, monedhat kryesore ndërkombëtare kanë shënuar luhatje të lehta gjatë ditës së sotme, ndërsa tregu mbetet i qëndrueshëm.
Sipas të dhënave zyrtare, dollari amerikan (USD) po blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 83.6 lekë, duke ruajtur pothuajse të njëjtat kuota me një ditë më parë.
Ndërkohë, monedha evropiane (euro) ka regjistruar një kurs blerjeje prej 96.3 lekësh dhe një kurs shitjeje prej 97 lekësh.
Franga zvicerane (CHF) këmbehet sot me 103.8 lekë në blerje dhe 104.8 lekë në shitje, ndërsa paundi britanik (GBP) blihet me 109.8 lekë dhe shitet me 111 lekë.








