Pas dy humbjeve radhazi, Napoli është rikthyer te fitorja me një paraqitje bindëse në “Diego Armando Maradona”, duke mundur Interin 3-1.
De Bruyne zhbllokoi takimin nga penalltia në pjesën e parë, por u detyrua të largohej për shkak dëmtimi. Në fraksionin e dytë, McTominay dhe Anguissa vulosën fitoren për “axurrët”, ndërsa për miqtë shënoi Çalhanoglu nga pika e bardhë.
Me këtë sukses, skuadra e Antonio Contes i merr kreun e renditjes Milanit dhe frenon euforinë e Interit.









