Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në paraditen e së dielës për të formuar Qeverinë e re. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka filluar punimet në seancën e Kuvendit me pikën e vetme për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Basha tha se në sallë janë 113 deputetë. Ai ftoi mandatarin Albin Kurti për të paraqitur kabinetin e saj dhe programin qeverisës. Mandatari për kryeministër, Albin Kurti u shpreh se nuk ka arritur të sigurojë koalicion për të qeverisur.
“Asnjëra nga partitë parlamentare të cilave u bëmë ftesë nuk ka pranuar që të hyjë në bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kishte përcaktuar që të kishte koalicion.
Po të pranohej oferta, sot do t’i kishim ofruar vendit qeverinë, por do ta kishim numrat që ta kalonim edhe sfidën e presidentit.
Në mungesë të Kuvendit të këtyre muajve, kanë mbetur 33 agjenci pa mbikëqyrje. Ngjashëm pa qeveri, është një ditë humbje për zhvillimi, qytetarin dhe shtetin. Nëse nuk votohet qeveria e re, do të zgjatet qeveria në detyrë.
Sot nuk jemi këtu për të ndarë pushtet, ndonëse kemi pasur oferta të sinqerta për partitë. Ftoj secilin deputet që të votojë jo për interes partiak, por për interes publik dhe shtetëror”, ka shtuar ai.








