-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Furtuna shkakton problemet e para në Vaun e Dejës

Kryesoret

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq. Dëme e para kanë ardhur nga veriu. Reshjet e dendura kanë shkaktuar problematika në Qarkun Shkodër, ku në 5 bashki shiu vijon me intesitet të lartë. Në Bashkinë Vau Dejës, Lumi Glinë rrezikon daljen nga shtrati dhe për pasoje rrezikon përmbytje.

Prefektura e Qarkut Shkodër njofton:

  • Në pesë bashkitë e Qarkut Shkodër (Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz) vijojnë reshje shiu, kryesisht me intensitet të lartë.

  • Në bashkinë Fushë Arrëz raportohen rënie gurësh dhe inertesh në rrugë rurale si dhe prezencë e ujit në akse rrugore.

  • Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë: Nga rreth 150 mm reshje shiu shumë intensive në 24 orët e fundit, deri tani nuk janë konstatuar probleme në kanalet kryesore të kullimit, në argjinaturat mbrojtëse apo në digën e rezervuarit Shtoder. Situata po ndiqet në terren nga punonjësit dhe do të ndërhyhet në rast konstatimi problematikash.

  • Bashkia Shkodër: Në njësinë administrative Gur i Zi (qendër) po merren masa për pastrimin e urës dhe përroit që ka shkaktuar problematika; janë vënë në dispozicion edhe mjete shtesë për ndërhyrje.

  • Bashkia Vau Dejës: Raportohen përmbytje banesash në njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel, sipas raportimeve të deritanishme. Lumi Glinë rrezikon daljen nga shtrati dhe per pasoje rrezikon permbytjejen e 1/3 se territorit te qytetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit