Në podcastin e sotëm, 26 tetor, kryeministri Edi Rama ironizoi kandidaturën e pavarur të aktorit të humorit, Florjan Binaj në Tiranë, i cili mbështetet nga Partia Demokratike në këtë garë.
“Për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë. Madje e ka shkrirë gazit edhe Kongresin e PS-së, kur ka ardhur për të më imituar mua.
Se gjykoj për rolin e ri që ka marrë se aktorët atë punë kanë, me role jetojnë”, u shpreh kryeministri.









