-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla: Përhajër i koft Kurtit 3

Kryesoret

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla, është shprehur optimist se do të votohet qeveria e re më në krye Albin Kurtin në sencën e sotme.

Ndonëse nuk u përgjigj drejtpërdrejtë pyetjeve të gazetarëve se a i kanë votat e nevojshme për qeveri, ai uroi mandatin e tretë të Albin Kurtit. “Përhajr i koft Kurtit 3”.

Sot, duke filluar nga ora 10:00, Kurti do të paraqesë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës përbërjen e qeverisë së re. Por, për t’u rizgjedhur Kryeministër i Kosovës, atij i duhen 61 vota, të cilat, në bazë të asaj që dihet, nuk i ka.

Nëse Kurti nuk i merr 61 vota, atëherë Osmani duhet që brenda 10 ditësh t’i ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin që ka shanset më të mëdha për të formuar Qeverinë.

Në rast se as në përpjekjen e dytë nuk zgjidhet qeveria, e para vendit duhet të shpallë zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh.

“Nuk është kollaj, se, s’di se si t’ua shpjegoj, ndoshta e keni dëgjuar edhe ju vetë, është intoksikuar atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e cinizëm shumë më shumë sesa ide, punë e pasion. Por, jemi ku jemi dhe do të përpiqemi ta bëjmë Qeverinë.
Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë”, deklaroi Sveçla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit