-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Altin Dumani në Kuvend: SPAK nën presion nga politika, krimi i organizuar dhe media

Kryesoret

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka raportuar sot në Kuvend mbi punën e SPAK gjatë vitit 2024, duke folur hapur për vështirësitë dhe sfidat me të cilat është përballur institucioni në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në fjalën e tij, Dumani ka evidentuar presionin e jashtëm që, sipas tij, vjen nga krimi i organizuar, politika dhe media, si dhe një sërë problematikash të tjera që ndikojnë në punën e prokurorisë së posaçme.

“Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik, i cili cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor.

Për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut, si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim më i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK.

Vijimi i mungesës së përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre mbetet një tjetër problematikë. Kjo çështje nuk është adresuar ende dhe mos përcaktimi i qartë i këtij statusi mund të cenojë vijimësinë e ruajtjes së standardeve të larta profesionale të hetimit, të kërkuara nga publiku, Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe institucionet ndërkombëtare.

Po ashtu, vijon të mbetet problematike çështja e mos ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjë që pengon ndjekjen penale të personave të akuzuar për korrupsion apo krim të organizuar.

Për SPAK, prioritet për vitin 2025 do të jetë ngritja e një njësie analize që do të mbështesë hetimet komplekse, matjet e riskut dhe raportimet ndërkombëtare, si dhe përfundimi i sistemit të administrimit të çështjeve, që do të garantojë transparencë dhe efikasitet më të lartë në punën tonë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit