Seanca e sotme e Kuvendit pritet që të jetë e fortë me debate, pasi shefi i SPAK-ut do të raportojë përballë deputetëve për punën që ka bërë struktura.
Kuvendi do të dëgjojë raportimet vjetore për vitin 2024. Raportimi i Dumanit pritet të jetë ndër më të ndjekurit dhe më të ngarkuarit politikisht.
Përballë tij, opozita e udhëhequr nga Sali Berisha pritet të kërkojë llogari për hetimet që kanë përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë.








