Kreu i PD-së, Sali Berisha pasi doli nga seanca plenare e ditës së sotme foli për mediat lidhur për çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri.
Berisha theksoi se partia në pushtet ka fituar zgjedhjet në mënyrë banditeske siç e dinë të gjithë shqiptarët.
Kreu demokrat shtoi ndër të tjera se “PS të tëra këto vite që është në pushtet ka mundur të triumfojë përmes krimit dhe mbrojtjes nga Dumani një mercenar i kapur nga Rama”.
“Ai ka qëndruar në mbrojtje të aferave marramendëse të partisë si dhe nuk ka patur aftësinë për të vendosur para drejtësisë bashkëpuntorët e farses elektorale në zgjedhjet parlamentare të 2025.
S’kam asgjë personale, ato çfarë kam patur i kam thënë Dumanit. Unë këtu kam hallin e qytetarëve, nëse kërkojnë të bëjnë pyetje thjesht për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Këto ditë po gumëzhin Tirana se po bëhet avokat i Lubisë. Pyetjet e mia kanë të bëjnë me faktin se sa ka kthyer kjo prokuroi nga 1 mld euro të plaçkitura nga qeveritarët te qytetarët shqiptarë. Është armik i pluralizmit, mercenar i Ramës që vitin elektoral sulmon opozitën dhe i vë në arrest shtëpie, arrest burg, ndjekje penale, në mënyrë që partia e krimit dhe ia vetë të fitojnë zgjedhjet”, tha Berisha.









