Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezi për heqjen e sekuestros mbi pasuritë e tyre. Vendimi u mor nga gjyqtarja e posaçme Elsa Ulliri, e cila e gjeti kërkesën e çiftit të pabazuar.
Pasuritë e Argita e Jamarbër u vunë nën sekuestro pas dyshimeve se rridhnin nga burime të pajustifikuara. Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash në dosjen “Partizani” dhe bashkë me të po gjykohet edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë.









