Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, po paraqet në Kuvend raportin vjetor të institucionit për vitin 2024.
Sipas burimeve parlamentare, opozita ka depozituar 57 pyetje që i drejtohen drejtuesit të SPAK, të cilave Dumani do t’u përgjigjet pas përfundimit të prezantimit.
Në sallën plenare mungon ish-kryeministri Sali Berisha, por ai pritet të rikthehet më vonë gjatë seancës. Edhe pse nuk ka dorëzuar pyetje me shkrim, Berisha pritet të mbajë një fjalë 15-minutëshe pasi Dumani të ketë përmbyllur përgjigjet për deputetët.








