-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flamur Noka akuzon SPAK-un në Kuvend: OSBE/ODIHR pa shkelje, Dumani jo

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, reagoi ashpër gjatë seancës plenare të ditës së sotme, pas raportimit të kreut të SPAK, Altin Dumani. Noka tha se nuk kishte pritshmëri për përgjigje të tjera nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, ndërsa e akuzoi atë për mosveprim përballë shkeljeve të konstatuara nga raporti i OSBE/ODIHR.

“Pyetjet u bënë për qytetarët, nuk prisnim përgjigje, sepse i dinim. OSBE/ODIHR konstatoi se u shkel hapur ligji për VKM-në e famshme që miratoi kryeministri dy ditë para zgjedhjeve për bonusin e 700 mijë pensionistëve dhe faljen e gjobave. OSBE/ODIHR që nuk është organ ligjzbatues e konstaton këtë shkelje ligji, kurse Altin Dumani jo. Për Dumanin nuk ka shkelje ligji, a ka gjë më të rëndë se kjo,” deklaroi Noka.

Deputeti demokrat iu rikthye edhe çështjes së kërcënimit të deputetes Albana Vokshi gjatë ditës së zgjedhjeve, duke theksuar se SPAK nuk e ka hetuar rastin. Ai shtoi se patronazhistët dhe persona të lidhur me pushtetin “shpërndanin thasë me para dhe bënin favore në këmbim të votave”, ndërsa drejtësia, sipas tij, qëndron e heshtur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit