Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela po raporton sot në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e PD-së e pyetën në lidhje me verifikimin e çështjes së gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, të cilën Sali Berisha e akuzon se ka fshehur një ndalim në Greqi.
“Përbën vepër penale deklarimi i të dhënave të rreme në formularin e dekriminalizimit. Ne rezultatin e verifikimit ia dërgojmë atij që e ka kërkuar. Procesi i verifikimit nuk ka afat, zgjatet sa herë që është e nevojshme. Ligji na ngarkon të bëjmë verifikim të plotë. Në rastin në fjalë çështja lidhet me kthimin e përgjigjeve ndaj letërporosive, që nuk janë në dorën tonë”, tha Çela.
LIVE-Kryeprokurori Çela: Mungon cilësia e referimit për dosjet









