Kryetari i PD-së, Sali Berisha tregoi sot në Kuvend arsyet se përse opozita bashkoi votat me socialistët për ngritjen e dy komisioneve parlamentare.
“Janë dy arsye pse kemi pranuar ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore. Janë një seri e pafundme e rekomandimeve të OSBE ODIHR.
Në raporton e fundit damkosi si një farëse zgjedhjet e 11 majit. Në këtë kontekst ne ndihemi të detyruar që rekomandimet e drejta ti kthejnë në ligj, ndonëse deklarojmë se me Ramën shqiptarët nuk do votojnë kurrë si qytetarë.
Reforma territoriale ishte një anti reformë që u vendosën standardet e pabarazisë maksimale. Rikujtoj që qarku i Gjirokastër me 120 mijë banorë ka 7 njësi, qarku i Tiranës me mbi 1 milion banorë, ka 4 njësi.
Ne do bëjmë gjithçka që këto padrejtësi të anulohen. Është vetëm vendimi i qytetarëve dhe përpjekja e opozitës për të kthyer votën e lirë” tha ai.








