Deputeti i PD-së Bledion Nallbati, ka shkuar ditën e sotme në SPAK.
Ky i fundit është thirur nga Prokurori Vladimir Mara i cili drejtoi Taks Forcën në qarkun e Korçës, e ngritur në bashkpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe KQZ-në për zgjedhjet e 11 majit.
Nallabati është drejtues i PD-së në qarkun e Korçës, ku i cili edhe më herët është thirur në SPAK, në tetor 2023 kur goditi me grusht deputetin socialist Vullnet Sinaj ndërsa opozita vijonte me skenarin e kaosit në Kuvend.
Në fjalën e tij para gazetarëve pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Nallbati u shpreh se është thirrur në SPAK për sherrin e ndodhur gjatë fushatës që sipas tij ishte nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi dhe “çerrat e tij”.
“U thirra për konfliktin e stisur në fushatë nga Niko dhe çerrat e tij për të cënuar imazhin tim dhe procesin zgjedhor. U thirra si person në dijeni”, tha Nallbati.









