Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku një person ka humbur jetën pas një konflikti në ambientet e një lokali.
Viktima është Indrit Ismaillari, 41 vjeç, kuzhinier në “City Lounge”, i cili u godit me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, 34 vjeç, picier në të njëjtin lokal.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy punonjësve, ku autori i dyshuar ka thënë se ndihej i fyer dhe i bullizuar nga viktima.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe transportimit në spital, Ismaillari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe sigurimin e provave materiale.
Tiranë/ Plagosje me thikë në një lokal, humb jetën kuzhinieri








