Egnatia ka marrë fitoren e parë ndaj Teutës këtë sezon, duke triumfuar minimalisht 1-0 në Rrogozhinë në kuadër të javës së nëntë të Kategorisë Superiore.
Goli vendimtar erdhi në minutën e 43-të, kur Albanese shfrytëzoi një gabim të Kotobellit dhe mbylli topin në rrjetë pas asistit të Selmanit. Pjesa e dytë u karakterizua nga një kontroll më i mirë i Egnatias, ndërsa Teuta nuk arriti të reagojë dhe rezultati mbeti i pandryshuar.
Me këtë fitore, Egnatia ngjitet në vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa Teuta bie në vendin e tretë me 14 pikë.









