-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fredi Beleri akuzon qeverinë shqiptare për blerje votash: Shqipëria ende s’është gati për BE

Kryesoret

Eurodeputeti Fredi Beleri, gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri, ngriti shqetësime serioze për procesin zgjedhor në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë për përdorim të fondeve publike në blerjen e votave.

Ai tha se raportet e OSBE/ODIHR dhe qëndrimet e Parlamentit Europian kanë vërtetuar këtë fenomen në zgjedhjet e 11 majit.

“Një vend që përballet me këto probleme nuk mund të jetë ende i gatshëm për anëtarësim në BE. Reforma në drejtësi duket në dështim dhe qytetarët ndjejnë se drejtësia nuk jepet në gjykata,” deklaroi Beleri.

Eurodeputeti shtoi se mbështet integrimin europian të Shqipërisë, por theksoi se rruga drejt BE-së kërkon përmirësime të thella në standardet demokratike dhe në funksionimin e institucioneve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit