-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Dumani investon të ardhurat tek daja i gruas, pazari 5 mln Euro

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha sot nga selia blu akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani se ka bërë marrëveshje me 5 milionë euro, për dosjen e Kreshnik Farrukut nga Manza. Berisha lexoi mesazhin që i kishte shkuar në lidhje me këtë rast.

“Tani unë do lexoj mesazhin e një qytetari për të. “Doktor, mirëmbrëma. Një burim nga prokuroria më informon sonte në lidhje me një çështje në proces hetimi. Altin Dumani ka bërë një ujdi për 5 milionë euro në lidhje me dosjen e shtetasit Kreshnik Farruku nga Manza, Durrës, mik, bashkëpunëtor i Xhevdet Troplinit dhe Elvis Troplinit.

Ky shtetas ka një procedim në shtetin italian për tre episode. Në Savona, në Gjenoa, në Ankona ku janë kapur sasi të mëdha kokaine. Për këtë fakt ka dhe procedim penal në shtetin italian dhe gjykata e Durrësit i ka vendosur masë sigurimi për ekstradim. Më pas, Spaku pas 5 milionëshit, ka filluar procedimin për të njëjtat fakte të ndodhura në shtetin italian dhe i vendos masë sigurimi.

Me datën 11.5.2025, Gjykata e Lartë, kundrejt një shume të lartë parash, ia heq masën e arrestit dhe e le me detyrim paraqitje. Dumani ka premtuar që t’i kalojë përgjegjësinë vëllait të tij duke i manipuluar telefonatat e kriptuara dhe duke ia atribuuar vëllait të tij. Shuma e ujdisë do konvertohet në gurë të çmuar, diamante. Personi ku investon të ardhurat Dumani është daja i bashkëshortes, Anton Pango, person me precedent penal” – tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit