-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Kompromisi i krimit midis mercenar-Dumanit dhe pengjeve të tij

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, si mburojë e kryeministrit Edi Rama, referuar raportimit dje në Parlament.

Akt i pashembullt!

Në të gjitha parlamentet e botës, pyetjet bëhen me shkrim dhe me gojë.

Dorëzohen me shkrim, në mënyrë që zyrtari që pyetet t’i jepet mundësia të përgatisë përgjigjet, lexohen nga autori i pyetjeve dhe ky është një standard.

Deputeti Tritan Shehu ndodhej dje me miqtë në parlamentin e Italisë dhe ai merrte në telefon, këtu kjo është gjëja më absurde.

Por, i keqpërdoruri dhe i keqshfrytëzuari në ekstrem nuk duronte dot pyetjet, i dukeshin si shigjeta.

U bë një kompromis, dhe ai kompromis u bë pas një përpjekje shumë të madhe të opozitës, e cila donte që shqiptarët të mësonin të vërtetat e këtij sistemi të falimentuar.

Kompromisi ishte që zyrtari të lexonte pyetjet dhe pas përgjigjeve të tij, autori i pyetjeve të shprehej 2 minuta për përgjigjet që ai dha. Dhe kjo funksionoi, mendoj unë, shumë mirë.

Funksionoi shumë mirë, ndonëse ju e patë vetë pozitën mjerane në të cilën u ndodhën palët tona kundërshtare.

Ai, siç do thoshte një eksperte e shquar e gjuhës së turpit, fliste si i kapur.

Për të gjithë ata që njohin gjuhën e trupit, kjo ishte e vërteta e tij, sepse ai është i kapur.

Kurse ata, të cilët shkelmuan Kushtetutën vetëm se ai kishte frikë nga pyetjet, nuk duronte dot pyetjet direkte se i dukeshin si shigjeta, e lëshuan në rënie të lirë.

E lëshuan në rënie të lirë sepse kishin frikë nga opozita do ua nxirrnim dosjet në parlament, që i fshihte Troplini.

Nuk kisha parë ndonjëherë në eksperiencën time të gjatë 32-vjeçare një ditë ku përpjekja për të vërtetat triumfoi aq bukur.

Dhe ku kompromisi i krimit midis mercenar-Dumanit dhe pengjeve të tij në narkomazhorancë prodhoi ato skena të papërsëritshme” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit