-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mickoski: Energjia vendoset si prioriteti jonë dhe strategji shtetërore

Kryesoret

Kryeministri Maqedonisë së Veriut (RMV), Hristijan Mickoski pas zgjedhjeve për komunat të mbajtura në 19 tetor 2025 ka ngritur një axhendë të cilën do e vendos në strategjinë shtetërore.

Ai theksoi se tashi është koha dhe momenti i duhur që ti kthehemi punës dhe ta shohim energjinë si prioritet kombëtar dhe strategji shtetërore.

Mes të tjerash shtoi se tranzicioni energjitik në fillim dukej i paarritshëm, i kushtueshëm dhe i ngadalt, por ne sot po e bëjmë të mundur.

“Jam krenar që Maqedonia është sot në qendër të debatit global mbi të ardhmen e energjisë, dhe akoma më krenar që bota na sheh jo si një vend të vogël, por si një partner serioz, duke formësuar në mënyrë aktive axhendën për zhvillim të qëndrueshëm.

Fakti që ky diskutim global po zhvillohet sot këtu në Shkup tregon se e ardhmja rajonale e energjisë mund – dhe duhet – të ndërtohet pikërisht këtu në vendin tonë.

Ky është rasti ynë për të treguar se një vend me një sipërfaqe të vogël mund të ketë një ndikim të madh – kur ka një vizion, vendosmëri dhe lidership të qartë.

Dua të theksoj rolin dhe vizionin e Ministrit të Energjisë, i cili është i vendosur të çojë gjërat përpara në një kohë të shkurtër, të përshpejtojë proceset dhe të mos e lërë Maqedoninë të mbetet prapa në garën me kohën.

Si dikush që vjen vetë nga sektori i energjisë, e di shumë mirë se sa e rëndësishme është ajo ndjenjë e lëvizjes së vazhdueshme, e ndryshimit dhe e përgjegjësisë.

Kjo është arsyeja pse energjia vendoset lart në axhendën shtetërore – jo si një çështje teknike, por si një prioritet kombëtar dhe strategji shtetërore”, u shpreh Mickoski.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit