Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, sot nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, foli për lirinë e medias në Shqipëri.
Ajo vlerësoi se sot media nuk është e lirë po e kapur nga pushteti dhe presioni i ushtruar i pushtetit e kanë bërë atë të jetë më pak aktive në rolin e saj investigues.
Sipas saj, ODIHR ka shprehur shqetësime lidhur me mediat në vendin tonë por edhe kushteve jo të mira që punojnë gazetarët brenda këtyre mediave.
“Opozita dhe e gjithë PD, do jetë gjithmonë sa më afër medias duke raportuar problematikat e saja dhe shqetësimet që e lidhen me përditëshmërinë.
Ne do jemi pranë tyre, do të evidentojmë çdo presion apo trysni të ushtruar mbi të nga mazhoranca dhe pushteti aktual. Opozita do të punoj për paketën e medias”, tha Tabaku.








