-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump dhe Xi drejt marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës tregtare SHBA–Kinë

Kryesoret

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai kinez Xi Jinping do të takohen të enjten në Seul, në kuadër të samitit të APEC-ut, në një përpjekje për të gjetur terren të përbashkët pas viteve të përplasjeve tregtare mes dy vendeve.

Takimi, i pari mes tyre që prej vitit 2019, vjen në një moment kur të dyja palët përballen me sfida ekonomike dhe kërkojnë të shmangin një përshkallëzim të ri të luftës tregtare. Çështja kryesore në bisedime pritet të jetë kontrolli i eksporteve të metaleve të rralla, burime thelbësore për industrinë e teknologjisë dhe mbrojtjes.

Burime diplomatike kanë sinjalizuar mundësinë e një marrëveshjeje të përkohshme, sipas së cilës Kina do të pezullojë kufizimet në eksportet e metaleve të rralla, ndërsa SHBA do të shqyrtojë lehtësimin e disa ndalimeve për çipat e avancuar.

Në prag të takimit, Trump nënshkroi një marrëveshje me kryeministren japoneze Sanae Takaichi për bashkëpunim në sigurimin e mineraleve kritike, ndërsa Kina forcoi lidhjet tregtare me vendet e ASEAN-it, duke diversifikuar partnerët e saj ekonomikë.

Analistët vlerësojnë se, pavarësisht dallimeve të mëdha, të dy udhëheqësit kanë interes të përbashkët për stabilitet dhe për të shmangur rikthimin e tarifave ndëshkuese që kanë goditur tregtinë botërore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit