Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzoi nga foltorja e Kuvendit se këtë gjendje që ndodhet sot drejtësia e prodhoi motra e Belinda Ballukut.
“Motra e Belindës ka prodhuar këtë drejtësi, ka prodhuar drejtësinë tënde (i drejtohet Ballës). E ka prodhuar këtë drejtësi Genta Bungo e Fatmirit. E ka prodhuar edhe ky Olsi Komici që e keni bërë deputet. Çfarë janë këto? Nuk janë partia? Keni vënë familjarët tuaj që të përcaktojnë drejtësinë. Ku jemi sot?
Ndjej dhimbje për vrasjen e të ndjerit Astrit Kalaja. Ai mori mllefin e sistemit që keni ngritur ju. Duhen 20 vjet që të marrë vendim drejtësia. Duhen 1200 ditë që të zbardhet vendimi i gjykatës, s’ka qenë kurrë drejtësia në këtë derexhe. Mllefi ndaj sistemit që ngritët ju mori në qafë Astrit Kalanë.
Bëni vjersha sa të doni, perceptimi tek shqiptarët është tjetër. Drejtësi me Irena Gjokën të dënuar në Greqi dhe e mbani ju, a nuk është drejtësi politike?” tha ai.








