Një shpërthim granate ka ndodhur në fshatin Mamaj, në bashkinë Tepelenë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Burime të sigurta nga spitali i Traumës në Tiranë bëjnë me dije se të plagosurit, Lisjen Shehu 34 vjeç dhe Xhuljano Sala 28 vjeç, ndodhen në gjendje të qëndrueshme, pas trajtimit të menjëhershëm.
Të dy kanë pësuar dëmtime të rënduara në duar dhe fytyrë nga shpërthimi i lëndës plasëse. Ata janë aktualisht nën mbikëqyrje mjekësore të vazhdueshme.
Sipas hetimeve të deritanishme, shpërthimi ka ndodhur në një kasolle, ku dyshohet se mbaheshin lëndë plasëse. Autoritetet po hetojnë ngjarjen për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij incidenti, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje për arsyen e pranisë së lëndëve plasëse në atë vend.









