Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu, ka folur pas moskonstituimit të kabinetit të ri të qeverisë “Kurti 3” para disa ditësh.
Kjo krizë politike u shkaktua nga senaca e ditës së diel nga ku 120 deputetë në tërësi 56 votuan pro, 52 kundër dhe 4 abstenuan.
Ajo është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrah një qeveri teknike, si dhe kërkon qe vendi të shkojë në zgjedhjet të jashtëzakonshme parlamentare.
Ndër të tjera ajo shtoi se LVV-ja nuk ka dashur që të arijë situata në këtë pikë, por kanë qenë forcat e tjera opozitare që kanë prodhuar krizën. Mbi të gjitha ajo ka falenderuar të gjithë mbështetësit dhe votuesit e 9 shkurtit që i kanë besuar Kurtit.
“Nuk e përkrahim një Qeveri teknike. Qytetarët e Kosovës kanë vendosur. Qytetarët e kanë votuar Albin Kurti, pra si personin më të votuar në Kosovë. VV-së i kanë dhënë mbështetje maksimale.
Prandaj në qoftë se nuk do të ketë numra natyrisht që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ndonëse ju e dini që ne nuk e kemi dëshiruar këtë rrethanat politike na imponojnë”, u shpreh Haxhiu.


 
                                    





