-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pritet takimi bilateral Rama-Meloni në Romë

Kryesoret

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka vendosur që së shpejti të zhvillojë takimin bilateral me homologen e tij Giorgia Meloni në kryeqytetin e Italisë në Romë.

Mbledhja do të zhvillohet në mesin e muajit nëntor me datë 13, ku gjatë mbledhjes parashikohet nënshkrimi i disa marrëveshjeve.

Ky lloj bashkëpunimi mes dy vendeve tregon nivelin e lartë diplomatik për shtetin e Shqipërisë.

Një dekadë më parë Shqipëria dhe Italia, 2010 kanë firmosur Deklaratën e Partneritetit Strategjik.

Një ditë më parë qeveria shqiptare miratoi në parimin një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, në të paktën 10 fusha që nga shëndetësia, energjia e mjedisi deri te industria e sigurisë apo rritja inteligjente.

Pikërisht kjo marrëveshje do të jetë ajo që pritet të nënshkruhet mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni.

Ky dokument do të përbëjë bazën mbi të cilën, po atë ditë pritet të firmosen dhe një numër i lartë marrëveshjes që përfshijnë bashkëpunime në sektorë të ndryshëm.

Italia ka zhvilluar mbledhje të përbashkëta me disa nga qeveritë e vendeve të Bashkimit Europian, por kjo është e para që ajo e realizon me një vend jashtë Unionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit