Gjatë një seance plenare në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ngriti shqetësimin për rendin e ngjeshur të ditës, i cili përmbante plot 25 pika.
Ajo kërkoi që drejtuesit e seancës të tregojnë kujdes në planifikimin e punimeve parlamentare, në mënyrë që diskutimet të jenë më efektive dhe të mos mbingarkohen në një ditë të vetme.
“Rendi i ditës është tepër i ngjeshur. Është e pamundur të diskutojmë me seriozitet 25 pika në një seancë të vetme. Duhet bërë kujdes dhe ndarje më e arsyeshme e çështjeve, përndryshe humbet kuptimi i debatit parlamentar,” theksoi Jozefina Topalli.









